Shqiptaret ne Amerike, kush dështoi dhe kush po bën sukses

“Endrra ime eshte Amerika”. Me kete slogan do te paraqesim nje parade te emrave te artisteve, sidomos kengetareve, qe kane synuar famen amerikane gjate ketyre dy dekadave. Per magjine e te quajturit Amerike, raportimet e para nga shqiptaret kane ardhur nga Koli Kristofori, nje djale i ri e i varfer nga fshatrat e Korces, i cili rreth 130 vite me pare mori rrugen e emigracionit, duke qene i pari shqiptar qe shkeli ne “token e premtuar”.

 

Por cilet jane personazhet qe kane qene te gatshem te sakrifikojne famen ne vendin e tyre, te lene pas gjithcka, per t’ia nisur nga e para si shqiptare ne nje konkurrence te eger, por qe te shperblen aq shume? Ne kete kontekst nuk do te listojme ne kete shkrim emra si Eliza Dushku, James Belushi apo Kristine Elezaj, qe kane lindur ne SHBA ose jetojne atje prej shume dekadash, sic eshte rasti i Fadil Berishes.

 

Parashqevi Simaku Hollivudi pritej te fliste shqip edhe permes kengetares se njohur shqiptare Parashqevi Simaku, qe u largua nga vendi yne 20 vite me pare. Jetoi fillimisht ne Nju Jork e me pas ne Los Anxhelos, ku u njoh me te shoqin, Robert, gjithashtu muzikant, me te cilin nisi performancat neper lokale. Dyshja realizoi ne

 

Nju Jork nje shfaqje dy here ne muaj qe quhej “Forbidden Apple”. Lajmet qe mberriten ne Tirane disa vite me pare benin me dije se Simaku, qe atje njihej si “Vivi Simaku”, kishte lidhur nje kontrate ne Hollivud me studion diskografike ku kane nxjerre albumet e tyre edhe Michael Jackson, Mariah Carey, Britney Spears e shume nga gjigantet e muzikes boterore, por nuk u mor vesh me pas se si eci ky projekt. “Jam shume e lumtur qe me eshte dhene kjo mundesi, qe te shfaq

 

muziken time ne arenen nderkombetare”, – pati thene Simaku per albumin “Jehone nga Iliria”, qe permbante 10 kenge origjinale ne shqip e miksuar me muziken folk dhe muziken amerikane moderne. Prej kohesh nuk vijne me lajme nga kengetarja aq e dashur e para viteve ’90, e cila, sic u shkrua pak kohe me pare, kishte kaluar edhe nje paralize faciale. Aktualisht ajo jeton me te birin 10-vjecar, Luke, pas divorcit me te shoqin. Mesa duket, kengetarja ne prag te 50-ve eshte divorcuar edhe nga skena.

 

Bleona Qereti Kur vjen puna te Hollivudi, edhe aktoret e kengetaret e klasit “A” ne nivet boteror jane gati “te hane” njeri-tjetrin. “Bleona genjen, apo i deshtojne planet?” – kete titull mbante pak kohe me pare nje shkrim kushtuar planeve te medha te Bleona Qerretit, e cila ka premtuar realizimin e projekteve qe ende nuk jane te permbushur.

 

Kengetarja, e cila “Vdes” te marre pjese ne radhet e publikut te eventeve te njohura, si Grammy Awards, Festivali i Filmit ne Cannes etj., ia doli te takohej e te niste nje bashkepunim te ngadalshem me producentin e famshem Timbaland, por nuk ka pasur ende suksesin e pritur. Edhe pse ka perfunduar kengen e dyte me Timbaland, “Without you”, e

 

pret te punoje me artiste si John Shanks, i cili ka bere kenge per Bon Jov-in dhe Miley Cirus, gjasat qe pas moshes 30-vjecare te nisesh karrieren muzikore ne Amerike jane te vogla, ndaj ajo po tenton edhe ne aktrim. Por, ndonese e larguar prej vitesh nga Shqiperia, ketu Bleona vijon te jete personazh i lakuar me teper se kurre, fale deklaratave bombastike qe jep jashte vendit, si “Kam shitur 8 milion albume ne Shqiperi, kam fituar cmime ne kompeticione te barabarta me Grammy Awards” etj.

 

Aurela Gace Pasi korri shume suksese e u nderua me cmime ne Shqiperi, kengetarja nga Llakatundi i Vlores ne vitin 2002 fluturoi drejt Amerikes. Sapo u vendos ne Nju Jork, me te motren, Blerten, Aurela menjehere fitoi popullaritet ne komunitetin shqiptar, per shkak te performances se shkelqyer ne klubet apo koncertet e organizuara ne te gjithe Ameriken, e deri ne evenimentet private. Ajo kendoi dy himnet kombetare, te Shqiperise dhe te Amerikes, ne nje event me pjesemarrjen e Presidentit Bill Klinton ne vitin 2004.

 

Te gjithe do te donim qe nje ze dhe personalitet si i saji, qe mund te perfaqesohet aq denjesisht ne skene nderkombetare, te kishte zgjedhur te investonte me teper ne SHBA, por ne vitin 2007 Aurela u rikthye ne Shqiperi, ku edhe rinisi karrieren e saj ne vendin tone, me me teper force. Endrra amerikane, mesa duket, mbeti ashtu, thjesht nje enderr…

 

Genta Ismajli Kengetarja, e cila se fundmi ishte pjese e panelit gjykues te spektaklit “Gjeniu i vogel”, eshte treguar me skrupuloze teksa ka pohuar me gojen e saj se nuk eshte turp te deshtosh ne Amerike. “Nuk do te thote gje fakti qe kam realizuar dicka dhe ndaj duhet te futem ne tregun amerikan. Ajo eshte vecse nje perpjekje e imja qe te arrij me shume. Pra, nuk kam hyre ne tregun amerikan! Kam besim dhe ishalla kam fat. Edhe nese nuk ndodh, prape une jam e lumtur sepse ne Amerike nuk eshte turp te deshtosh”, –

 

ka deklaruar ajo. Gentarealizoi fillimisht kengen “Planet me”, e cila nuk pati suksesin qe kishte menduar kengetarja dhe nuk ishte shitur sa duhet ne iTune. Kenga “Planet me” ishte realizuar ne bashkepunim me producentet dhe kompozitoren shqiptare Kara DioGuardi, e cila njihet per kenget qe u ka punuar disa kengetareve amerikane. Me pas, kengetarja seksi realizoi kengen “Idolize”, ndersa qendronte ne SHBA, prane familjes se saj.

 

Dafina Zeqiri Udhetimet e saj te herepashershme drejt Amerikes na kane bere te mendojme se edhe Dafina Zeqiri eshte duke punuar per te care ne tregun amerikan.

 

Deri tani, nga aktiviteti i saj muzikor kemi pare shpesh foto te saj nga ditet ne Amerike, ne shoqerine e kengetareve apo producenteve te ndryshem.

 

E lindur ne Suedi, me nje stil unik RnB, hitberesja e “Bloodah” eshte padyshim nje nga kengetaret me te mira ne trojet shqiptare, e cila me pak fat mund t’ia dale te lancohet ne skenen amerikane dhe te perfshihet me sukse ne industrine e njohur muzikore nderkombetare. I urojme fat, pasi te gjitha te tjerat i ka vete!

 

Linda Halimi Linda Halimi, kengetarja kosovare e martuar me reperin me ngjyre Big D, sapo ka realizuar kengen e pare debutuese ne Amerike, me te cilen do te hape edhe koncertet e disa yjeve boterore gjate ketij sezoni vere. “Kenga ime debutuese ne SHBA eshte e punuar nga nje ekip teper profesional, prej 7 producenteve te cilet kane punuar kenge per Beyonce, Nicki Minaj, Lil Wayne, Usher, Christina Aguilera,

 

Mariah Carey etj. Gjithsesi, duke marre parasysh qe me kete kenge debutoj per here te pare ne industrine amerikane, jemi munduar dhe kemi punuar shume te gjithe bashke per ta bere sa me madheshtore si kenge dhe domethenese”, – ka thene kengetarja, e cila ka dy vite qe jeton ne Atlanta, SHBA. Pasi humbi shume kg dhe aktualisht gezon nje forme te shkelqyer fizike e me nje vokal super potent si i saji, padyshim rruget e karrieres jane te hapura per Linden, e cila duke prekur endrren e saj do te na beje krenare. Mbetet vecse te presim.
Modelet, te famshmet me me fat

 

Emina Cunmulaj, Angela Martini, Vildane Zeneli, Tika Camaj Ivezaj, Aferdita Dreshaj, Zana Krasniqi apo Xhoana Xheneti, jane disa nga emrat shqiptare qe kane investuar dhe po investojne ne fushen e modes nderkombetare. Padyshim Emine Cunmulaj eshte modelja shqiptare me e njohur ne bote, status te cilin ajo e ka arritur me shume pune e perpjekje. E kemi pare ne pasarelat e Nju Jorkut, Parisit, Londres, Milanos dhe ne kopertinat e revistave prestigjioze, si “Vogue”, “Elite” etj. Por,

 

duke qene e vetedijshme se modelingu ka nje afat skadence, Emina i eshte futur rruges se kinematografise. Vetem pak kohe me pare eshte lancuar filmi “Virgin Eyes”, ku asaj i eshte besuar nje rol. Edhe Angela Martini, e perzgjedhura si nje nder 10 me te mirat ne “Miss Universe 2010″, duket se e ka gjetur rrugen e duhur drejt fames. Aktualisht po merret me lancimin e linjes se saj te te brendshmeve, ku modelja me e mire per t’i reklamuar eshte vete ajo.

 

Modelja bukuroshe Martini diti te terheqe vemendjen e shtypit te huaj me nje sere provokimesh, si perfolja per lidhje me Kanye West, Craig David apo edhe skandali i saj ne “Cfda Fashion Awards”, ku i habiti te gjithe paparacet per shfaqjen e saj me nje fustan teper te hapur, nen te cilin nuk kishte veshur te brendshme. Vildane Zeneli eshte nje tjeter modele e njohur (reklamon kufjet “Beat” nga Dr.Dre),

 

e cila se fundmi po punon per t’u lancuar edhe si kengetare, fale edhe suportit qe gezon nga Will.I.Am, Dr.Dre etj. Po keshtu, dy kusherirat Tika dhe Aferdita Dreshaj marrin pjese vazhdimisht ne evente mode, por ende ish-e fejuara e Shpat Kasapit, e cila ne Shqiperi njihet edhe si kengetare, nuk ka tentuar me muziken ne Amerike. Mesa duket, moda ka kode nderkombetare komunikimi, kurse me muziken rezulton te jete me e veshtire!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...