Petrit Osmani, “trajneri i shekullit” në basketbollin shkodran

Në sportin e basketbollit në Shkodër ka me dhjetëra emra të shquar të cilët kanë kontribuar për Vllazninë dhe për këtë qytet. Ka patur dhe

prej atyre që kanë dhënë një kontribut të madh edhe si sportist, por edhe si trajner. Pas Esat Haxhit, një tjetër emër i shquar do të ishte Petrit Osmani.

Me një karrierë të suksesshme si sportist teksa shpallet kampion me Vllazninë në sezonin 1966-67 dhe po ashtu fiton edhe tre Kupa Republike në vitet

1966, 1967 dhe 1968, ai do të niste karrierën si trajner.

Në të cilën madje do të jetë edhe më i suksesshëm. Me ekipin e parë starton punë në gjysmën e dytë të viteve ’80 dhe punon me të për 20 vjet me rradhë. Gjatë kësaj periudhe ka fituar 5

tituj kampion përkatësisht në sezonet 1989-90, 1992-93, 1996-97, 1997-98 dhe 1999-2000. Po ashtu edhe 3 kupa të Shqipërisë në vitet 1994, 1996 dhe 1997.

Për të gjitha këto arritje, duke qenë edhe trajneri më i suksesshëm, klubi Vllaznia me rastin e 90 vjetorit të krijimit të tij e pat vleruar si “Trajneri i Shekullit” në basketboll.

Po ashtu, Petrit Osmani është nderuar me tituj të lartë edhe nga Bashkia Shkodër, nga Federata përkatëse që i ka akorduar titullin “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, ndërkohë që në vitin 2011, ish-Presidenti i

Republikës Bamir Topi i dha edhe titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” për kontributin e tij në basketboll edhe si sportist por edhe si trajner.

Petrit Osmani prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por ne në Shkodër na ka lënë emrin dhe veprat e tij. Me të cilat padyshim që krenohemi.

Gjergj KOLA

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...