Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në botë, në Shqipëri rritet

Nafta në tregjet ndërkombëtare ka rënë në nivelin më të ulët që prej tetorit të vitit të kaluar.

Çmimi i naftës amerikane ka rënë në 50,42 dollarë për fuçi, ndërsa çmimi i naftës në Londër ra 6,1 për qind, dhe tashmë një fuçi naftë në Londër u shit për 58,8 dollarë.

Arsye për këtë situatë duket se është prodhimi i lartë i naftës krahasuar kjo me kërkesat nga qytetarët dhe industria. Duke marrë shkas nga kjo situatë Organizata e Vendeve Eksportuese të

Naftës (OPEC) ka vendosur të ulë ndjeshëm prodhimin, pasi shtetet anëtare të mbajnë një takim më 6 dhjetor.

Por një tjetër arsye është edhe fakti i presionit që po i bëhet Arabisë Saudite nga Amerika për të mbajtur në nivel të ulët çmimin e naftës.

Por pavarësisht kësaj çmimi i naftës në vendin tonë vijon të mbetet i pandryshuar që nga mesi i muajit tetor dhe tashmë tregtohet me rreth 182-184 lekë për litër.

Shqipëria mbetet një ndër vendet më çmimin më të lartë të naftës në Europë ndërsa cilësia e karburanteve lë shumë për të dëshiruar.

Tregu i shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë nuk e reflekton pothuajse fare uljen e çmimit në tregjet botërore por reflekton pothuajse menjëherë rritjen e tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...