Një vajzë e vogël ka shpëtuar për mrekulli pasi u rrëzua në shinat e një treni në Indi.

Vogëlushja ia doli të mbijetojë pasi ishte në mes të shinave dhe trupi i saj i brishtë nuk u prek nga rrotat e trenit. Në pamje, duket si 1-vjeçarja qëndron në mes të stacionit hekurudhor duke qarë.

Ngjarja e ndodhur me 20 nëntor tregon pasagjerët, të cilët me largimin e trenit nxitojnë të marrin vogëlushen dhe t’i japin ndihmën e parë.

Sipas mediave lokale, një banor vendas po shkonte për në Jhansi me gruan dhe dy fëmijët kur vuri re se kishte harruar çantën dhe doli jashtë trenit. Bashkëshortja e ndoqi dhe vogëlushja i rrëshkiti nga krahët dhe përfundoi në shinat e trenit.

Fatmirësisht, 1-vjeçarja nuk pësoi lëndime serioze.