Violeta Manushi, aktorja që skaliti me pasion dhe përkushtim përmendoren e perjetesise

Prej 11 vitesh Vjoleta Manushi nuk është më, por gjithëçfarë ajo skaliti me pasion dhe përkushtim e ruajnë të pacënuar në kujtesën e gjeneratave atë figurë emblematike të artit skenik shqiptar.

Edhe sot ajo është po kaq e gjallë, sa ç’ishte kur ngjitej dhe zbriste skenën, dhuronte emocione dhe merrte kaq shumë mirënjohje përmes duartrokitjesh dhe adhurimit. Rruga deri në panteonin e famës ishte sa e vështirë aq dhe ngadhnjyese.

Por ëndrra di gjithnjë të të rrëfejë rrugën e perjetesise, dhe Vjoleta Manushi hoqi atë udhë që e çoi deri atje lart ngaku nuk do të mund ta zbresë asnjë stuhi dhe shtjellë e ndryshesave dhe ngulmeve transformuese ku arti skenik ka hyrë.

Sepse ajo është kujtesë, është nostalgji, është çfarë e bën të përgjithmonshme ëndjen dhe adhurimin. Vjoleta Manushi i përkiste një gjenerate aktorësh, regjisorësh, skenaristësh, kameramanësh, etj…

të cilët më shumë se talenti, i transformoi në përmendore pasioni, puna me përkushtim dhe vetmohimi për atë ëndërr, të cilës ata i kishin kushtuar jetën e tyre dhe vetë arti i shpërbleu duke i bërë të perjetshem.

“Sikurse e shihni, unë jam nisur për udhë, që nuk është e gjatë. Nuk jam pishman që po shkoj, jetova 81 vjet e kusur, për më tepër jetova me nder. Kemi qenë të varfër, por nuk kemi lypur.

Kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë”. Violeta Manushi i tha këto fjalë në orët e fundme të frymës, më 27 korrik 2007, fjalë që nuk do të ishin vetëm të fundit, por kumtim solemn i denj për epitaf korifejsh.

Ajo nuk ishte një shenjtore, por gjithçka e përkorë, gjithçka e virtytshme, gjithçka ngadhnjyese dhe përkushtuese që mbushi jetën e saj ishte e bekura dhe ujdhesë e njeriut të motivuar nga mirësia.

“Teta Ollga”, artistja e madhe, me kurajën e pashembullt, me humorin që kishte brenda tragjiken, me qëndrimin e saj, e bëri shumë të lehtë takimin me vdekjen.

Ajo u shua për të lënë pas emrin që skaliti me shkronja të arta në memuarin e traditës së artit skenik shqiptar. Iku për të lënë rolet e saj të perjetshme. Mori udhën e amshimit për të mos harruar të na gostisë vijimsisht me humorin dhe virtuozitetin skenik.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...