NAFTA 185 LEK, 97 LEKË I PAGUAJMË TAKSË SHTETIT

Çdokush e di cmimin e karburantit që në vendin tonë varion nga 180-185 lekë një litër por pak kush e di se për cdo litër qytetari taksohet nga shteti 97 lekë.

 

 

Do të thotë nga 185 lekë litri 97 lekë janë taksë ku këtu hyn edhe ajo e qarkullimit që është 270 lekë për litër dhe kjo është absurde pasi taksën e qarkullimit e paguajmë edhe tek letrat e makinës njëherë në vit.

 

 

Qytetarët shqiptarë paguajnë 6 taksa mbi naftën, çka përbën thuajse një rekord botëror. Në morinë e taksave që qeveria ka vendosur mbi karburantet, pjesa dërrmuese shkon në buxhetin e shtetit, por vitet e fundit qytetarët paguajnë taksa mbi naftën edhe për privatët.

 

 

Në fund, pas këtyre 6 taksave paguhet edhe tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH), i cili është 20 për qind e çmimit final, ose rreth 30 lekë për litër.

 

 

Këto janë taksa të shpikura në Shqipëri për të mbushur lehtë buxhetin e qeverisë, por edhe atë të privatëve koncesionarë, duke i detyruar kështu qytetarët shqiptarë ta blejnë një litër naftë më shtrenjtë edhe se gjermanët , francezët apo austriakët.

 

 

Në Francë ka disa ditë që qyteti është paralizuar për shkak të rritjes e cmimit të naftës . Ndërkohë edhe në Bullgari qytetarët kanë dalë në protesta për rritjen e kostos së jetesës duke përfshirë cmimin e lartë të karburantit.

 

 

Shqiptarët kanë pagën mesatare vjetore në nivele të ulëta por cmimin e karburanteve e kanë shumë të lartë, të pakrahasueshëm me asnjë vend rreth nesh. Por Shqiptarët kanë zgjedhur heshtjen edhe kur nafta dalëngadëlë poi afrohet cmimit 200 lekë litri

 

/star plus/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...