Të puth nga larg… Të fala nga HALLA! 6 Komente tipike të hallave shqiptare

Të gjithë ne shqiptarët i përdorim rrjetet sociale dhe qejfin më të madh e kemi kur duam t’i tregojmë gjithë botës momentet tona më të bukura, fotot për të cilat kemi pozuar disa herë deri sa të bënim atë të duhurën.

Të rinjtë preferojnë që ta mbushin profilin e tyre shpeshherë me foto artistike, momente në të cilat kalojnë bukur me shoqërinë, tek-tuk duke bërë edhe ndonjë dedikim për foton, ndonjë shprehje filozofike të cilën ose e kanë lexuar vërdallë në Facebook, ose një ditë të bukur “janë zgjuar filozofë” dhe duan ta ndajmë me ndjekësit.

Pasi ti ke bërë postimin e ditës, një foto të cilën mendon se do e kalojë shifrën normale në “like” dhe që padiskutim miqtë e tu virtual do të krijojnë një përshtypje të mirë nisur nga fotoja, ekzistojnë disa persona që arrijnë të ta prishin gjithë idenë e atij postimi, HALLAT!

Zakonisht ato janë të parat që shohin çfarë ke publikuar së fundmi dhe e ndjejnë të nevojshme për të mos thënë të domosdoshme për të shprehur publikisht komplimentat, apo për të dhënë porosira, që s’kanë aspak lidhje me postimin që ti ke bërë.

Ka disa 6 komentesh tipike që hallat shqiptare lënë në rrjete sociale, duke nisur nga ato komplimentueset e deri tek kërkesa e llogarisë.

1. Rasti kur nuk e ndan mendimin vetëm me një koment
Një nga rastet tipike kur hallat komentojnë në fotot e tua është kur ajo të bën disa komente rradhazi.

I pari është diçka e tillë: “Shumë bukur shpirti i hallës”, i dytë është një emoji me lepurush që mban një zemër në dorë, ose njëri që kap në rrjet zemra që fluturojnë.

Dhe nëse ende nuk e ka vendosur mund të të dërgojë edhe një të tretë, një qen që vrapon pas një zemre, e rëndësishme është që ti ta marrësh qartë mesazhin.

2. Rasti kur halla “të puth nga larg”
Besojmë se unanimisht jemi dakort që komenti më i shpeshtë që hallat lënë në fotot e nipërve dhe mbesave është ky: Të puth halla fort nga larg.

Nuk ka rëndësi, hallën mund ta kesh edhe komshie ama e rëndësishme është që ajo ta shkruaj se vazhdon të të puthi fort NGA LARG.

3. Kur halla të shkruan nga adresa e bashkëshortit
Ok ky rast duhet marrë shumë seriozisht.

Është shumë e çuditshme në fakt dhe konfuze kur ti shikon që nga adresa e një burri të vjen një koment i tillë; “T’u bëftë halla, o yll i hallës, një yll ka fisi ynë”.

Në fakt ajo shkruan nga adresa e bashkëshortit ama dikush duhet t’ua bëjë të qartë të gjitha hallave në këtë botë që të identifikohen të paktën, se s’mund t’i thuash hallë burrit të botës.

4. Komenti tipik: Bëj të fala nga shtëpia!
Ti sapo ke hedhur një foto të bukur, ke dashur ndoshta të tregosh kombinimin e veshjes që ke bërë sot, kur papritur të vjen një njoftim: Halla komentoi në foton tuaj “Zemër të fala bëju nga shtëpia”.

Më fal halla, por përse gjen pikërisht fotot e mia për t’u dhënë të fala gjithë shtëpisë?

5. Më i bukuri/ e bukura mes gjithë të tjerëve
Padiskutim mes gjithë fotove në profilin tonë kemi edhe nga ato kur kemi dalë me shoqërinë gjatë një feste, një ditëlindje, në punë apo çfarëdo ambjenti.

Komenti tipik i një halleje në një foto në grup është ky.

“Bravo shumë bukur, por ti je më i bukuri/e bukura aty!

Në fakt ti mund të jesh edhe më i/e shëmtuari, mund të mos dukesh shumë, ose dhe gabimisht mund të kenë bërë tag, halla sërish e ka një koment të tillë.

6. Kërkesë llogarie!
Në rregull ata që kanë halla, besojmë se na kuptojnë, deri tani por jemi të sigurt që edhe këtë rast e keni hasur.

Ti sapo ke publikuar një foto, po ecën mirë me pëlqimet, kur si për çudi të vjen një koment nga halla:

“Jeni mirë, përse se hap telefonin?”

Dhe këtu fillon dyshimi nëse duhet ta fshish apo jo foton fare, sepse hallat ende nuk e kanë kuptuar se pyetje të tilla nuk bëhen në koment/Blitz

Pavarësisht gjithçkaje hallat duhen shumë, kjo është mënyra e tyre për të treguar se të duan dhe për të të vënë në dijeni se të ndjekin 24/7…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...