“SHPËRFYTYRIMI I LUMIT KIR” ATY KU MBETJET DEPOZITOHEN NATË E DITË

Vetëm në pak vite lumi Kir mund të thuhet se ka humbur shumëçka nga natyrshmëria e tij pas dora e njeriut e ka bërë atë të tjetërsohet tërësisht nga hedhja e mbeturinave dhe inerteve.

Kjo dukuri ndodh prej vitesh dhe është mëse e dukshme që asnjë masë parandaluese nuk është marrë për këtë fakt. Lumi Kir sidomos në pjesën poshtë urës është i tejmbushur me një sasi shumë të madhe mbetjesh ku persona të pandërgjegjshëm si ditën ashtu edhe natën depozitojnë pa kriter mbetje të ndryshme.

Ashtu si erozioni edhe mbeturinat kanë pushtuar lumin Kir thuajse në çdo pjesë të tij. Në gjithë këto vite aksionet për pastrimin e tij kanë qenë shumë të pakta krahasuar me nevojën që ka.

Banorët e zonës shumë të shqetësuar nga ky realitet i hidhur ata njëkohësisht shprehen se pavarësisht apeleve të bëra askush nuk ka marrë iniciativën për të ndaluar hedhjen e

mbeturinave por janë vetë ata ku hera herës i vënë zjarrin këtyre masivëve të medhejn për ti eleminuar sado pak mbëturinat dhe inertet e hedhuar aty.

Ajo që duket jo pak e çudithsme është fakti se banorët e kësaj zonë kullosin bagëtitë e tyre në këto hapsira të mbizotëruara nga mbetjet e ndryshme të depozituara aty.

StarPlusTv

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...