Një nënë e moshuar nga Elbasani ka rrëfyer sot historinë e trishtë të saj në emisionin “Me zemër të hapur”.

Ajo ka lindur nëntë fëmijë, pesë vajza dhe katër djem. Por asnjëri prej tyre nuk ka marrë mundimin ta mbajë nënën që i rriti me sakrifica.

78-vjeçareja Hafize Muça ka rrëfyer jetën e saj të vështirë në fshat, në një banesë që nuk plotëson kushtet me minimale te jetesës, ndërsa shprehet se ndihet e braktisur.

Djemtë e saj jetojnë në Greqi ndërsa vajzat janë martuar, 2 në Lushnjë, 2 në Elbasan dhe njëra në Kretë. Vajzat që janë me afër vijnë me shpesh se të tjerët thotë ajo, por jeton krejt e vetme në një banesë të vjetër ku lahet në një banjë të shkatërruar.

Gruaja merr vetëm 6000 lekë të reja pension. Ndërsa gjendja shëndetësore e saj nuk është e mirë që pas vdekjes së bashkëshortit, katër vite më parë.

E moshuara u shpreh se djemtë e saj nuk pranojnë ta ndihmojnë. Ata pretendojnë se nuk kanë asnjë detyrim për shkak se ajo nuk ju ka lënë asnjë pasuri si trashëgimi.

Ajo ka thënë mes lotësh:

Vajzat e mia nuk kanë mundësi. Kujtohen dhe vinë ato që janë në Shqipëri, por s’kanë qenë mirë. Nuk kujdesen për mua as vajzat as djemtë, se nuk i kam lënë pasuri. Po ca pasurie kam unë?!

Më ka ardhur turp që të vijë në televizion, nga historia që do të tregoja. Nuk kam ku të lahem. Laj kokën me sapllak dhe me një govatë ashtu keq laj trupin.

Pse jetë është kjo?! I kam bërë dasmë të 9 fëmijëve. Madje dhe gocave i kam bërë pajë. Fëmijët kanë bërë shkollë të mesme, dy gocat kanë bërë të lartën.”