Tifozët skocezë bëjnë gjestin e madh, dhurojnë 5 mijë paund për fëmijët shqiptarë në nevojë

Tifozët skocezë do të dhurojnë 5 mijë paund për fëmijët me Sindromën Down, autizëm, apo nevoja të veçanta.

Në prag të sfidës së kombëtares sonë me Skocinë, tifozët kundërshtarë kanë vendosur të hapin një fondacion nëpërmjet ambasadës britanike, për fëmijët në nevojë.

Ata pritet të vijnë në Shqipëri të premten, ndërsa e kanë zakon që para çdo udhëtimi të bëjnë diçka të tillë.

Njëri nga donatorët u shpreh:

Kudo që përfaqësuesja jonë luan ne mundohemi të bëjmë një donacion për një kauzë lokale. Kushti I vetëm është që organizata e cila merret me menaxhimin e fondit të jetë jopolitike dhe jofetare.”

Ky do të jetë donacioni I shtatë që tifozët skocez bëjnë që nga viti 2003 në Lituani, duke e çuar në 120 mijë paund shumën e parave të dhuruara.

Rreth 40 autobusë me tifozë skocezë pritet të udhëtojnë drejt vendit tonë, ndërsa Shqipërisë i duhet patjetër fitorja për të mos rënë nga Liga ku bën pjesë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...