Unë dhe burri im kemi 6 vjet të martuar. Unë isha 24 vjeç dhe ai vetëm 18 kur unë u martova me atë. Më vonë, pasi u martuam, mësova se ai nuk kishte pasur marrëdhënie me asnjë femër tjetër para meje, kishte pasur lidhje por asnjëherë shumë serioze. Në fillim ky nuk ishte një problem, por tani që vëllezërit e tij më të rinj duket se janë mjaft aktiv në jetën e tyre seksuale, ai ka filluar të ndihet xheloz.

Unë mendova se kjo xhelozi vetëm do të rritet me kalimin e kohës, dhe nuk doja që, pa dashje, ai të zhvillonte ndjenja pakënaqësie kundrejt meje e më pas të më tradhtonte. Por, gjithashtu, nuk do doja që të mendonte për gjërat që ka humbur nga martesa, e më pas kur të arrinte moshën 30-40 vjeç, të më linte ashtu siç bëri njerku me të ëmën e tij.

Kështu, rezervova një një hotel që të shkonim me pushime në Amsterdam, dhe atje t’i paguaja një prostitutë. Kjo mu duk një zgjedhje e sigurt sepse nuk do të përfshiheshin dhe ndjenjat në këtë mesele.

Nuk e dija tamam se si do të ndiheshim pas kësaj, por isha e gatshme të merrja përsipër çdo lloj risku për të shpëtuar të ardhmen e martesës sonë. Por tani që ndodhi, ai nuk duket as më i lumtur e as më i plotësuar se më parë. Ai më tha se nuk kishte ndjerë asgjë, vetëm se ishte ndryshe dhe e çuditshme. Tani ai as që do të flasim më për këtë sepse thotë se e lëndon. Kam frikë mos e kam mërzitur me këtë dhe shqetësohem mos nuk duhet ta kisha bërë.

Psikologia:

Kishte shumë gjëra që më bënë përshtypje nga letra jote. Si fillim: sa pak e përdor fjalën “ne“. edhe kur flet për martesën ti thua unë: “unë u martova me atë“. Duket se ke një sjellje aspak të maturuar në lidhje me dashurinë. Njerëz që kanë pasur disa partnerë më parë, prap mund të tradhtojnë në një lidhje. Ti nuk mund të vaksinosh burrin tënd në pabesi, duke e detyruar të kryejë marrëdhënie me një njeri tjetër.

Unë do të të këshilloja ta lexoje letrën edhe një herë për veten tënde duke i ndërruar rolet. Lexo për një burrë që i prenoton të shoqes një zhigolo pa dijeninë e saj. Papritur çdo gjë do të marrë nuanca e një njeriu që ka kontroll absolut mbi një qenie tjetër, apo jo?

A ishte diçka kjo për të cilën ju diskutuat më parë dhe në fund ratë dakord me vendimin? Sepse nëse po, atëherë ndryshon puna. Por nëse ti shkove, i prenotove atij një prostitutë pa e marrë fare në konsideratë zgjedhjen e tij, atëherë në cilën pikë dhe kur ia tregove atij këtë? Ndërkohë që po e shtyje brenda dhomës? Kjo merr formën e një veprimi të dhunshëm dhe aspak të këndshëm.

Gjithashtu, pyes veten nëse prostituta ishte për ty apo për atë. Je e pakënaqur nga eksperienca e pakët e burrit tënd? Nëse ai priti për personin e duhur që të kryente marrëdhënie dhe për t’u martuar, kjo të bën të imagjinosh një njeri që ka respekt për dashurinë.

Pra, për t’i kthyer përgjigje pyetjes tënde nëse ke bërë apo jo gjënë e duhur, do të të thoja se sigurisht që jo. Me fjalë të tjera, duhet të mësosh të jetosh si një çift, jo si prenotuesja e burrit tënd.