GOLEM, 500 BANORË PA UJË PREJ 3 MUAJSH

Rreth 500 banorë të fshatit Golem, pjesë e njësisë administrative Rrethina, prej 3 muajsh vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm në këtë zonë. Banorët bëjnë me dije se për të siguruar ujin , ata detyrohen të blejnë çdo javë nga furnizues ambulant.

Ndër të tjera, papunësia e theksuar në këtë zonë, i vështirëson mundësitë banorëve për të siguruar një bot me ujë që kushton 1000 lek të reja.

Për një familje me 4 anëtar, duhen të paktën 5 bote me ujë.

Pothuaj vetëm 3 familje janë të punësuara në shtet, ndërsa pjesa tjetër e banorëve të Golemit përfitojnë ndihmën sociale, mesatarisht 4000 apo 5000 lek të reja në muaj.

Në rrethana të tilla, banorët kanë bërë ankesa pranë institucioneve përgjegjëse për ndërtimin e ujësjellësit,

por deri më sot nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

StarPlusTv

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...