Një baba zemërthyer ka treguar se si u zgjua për ta gjetur “princeshën tij të bukur” pa shenja jete.

Ai ishte shtrirë bashkë me vajzën e tij 4-muajshe për të fjetur në divanin e shtëpisë, por kur u zgjua vogëlushja nuk po merrte më frymë.

Jamie Davison kishte krijuar një shtrat të improvizuar të dyfishtë në dhomën e tij të ndenjes për vete dhe vajzën e vogël, Alissa.

Por kur ai u zgjua në orën 6 të mëngjesit për të kontrolluar fëmijën, ai zbuloi se ajo nuk po merrte frymë.

Ai dhe partnerja e tij, Abbie Hefford, të cilët kishin fjetur në një dyshek të dyfishtë në të njëjtën dhomë me dy fëmijët e tjerë,

Një hetim në Blackburn doli në përfundimin se testet nuk ishin në gjendje të gjenin një shkak për ndarjen nga jeta te vogëlushes.

Por, ekspertët thanë se foshnjat që flenë afër më persona të tjerë mund të jenë në rrezik për shkak se jorganët ose jastëkët mund t’iu bllokojnë rrugët e frymëmarrjes.

Tragjedia ndodhi në maj të vitit 2017 vetëm dy ditë pasi Alissa, e përshkruar nga prindërit e saj si një ‘princeshë e bukur e vogël’, filloi të flinte në katin e poshtëm me prindërit dhe vëllezërit e motrat e saj pas një problemi me sistemin ngrohës në shtëpi.