Ylli shqiptar i muzikës në Britani, Dua Lipa, ishte e ftuar për intervistë në televizionin CNN, ku rrëfeu eksperienca interesante nga jeta e saj dhe shprehu mendime për çështje të ndryshme.

Në një pjesë të intervistës, ajo foli edhe për përkatësinë fetare të kosovarëve.

Dua thotë se kosovarët nuk e praktikojnë islamin, por më shumë kanë traditë myslimane, transmeton Insajderi.
“Janë tradita familjare.

Edhe unë praktikoj të njëjtat tradita myslimane”, ka thënë Dua.
Ajo ka folur edhe për refugjatët nëpër botë, duke treguar se edhe vetë ajo ishte refugjate në Angli.

“Askush nuk e lë vendlindjen me dëshirë. Unë e di se çfarë do të thotë pasi e kam përjetuar duke ardhur në Britani të Madhe. Kam qenë me fat që

kam ardhur në Londër dhe kam plotësuar ëndrrat. Unë e di që ka shumë fëmijë që mund të përjetojnë këtë ndjenjë”, ka ylli shqiptar.

Më tej, ajo u pyet nga gazetarja Becky Andresonin nëse zgjedh më para Prishtinën apo Londrën.