I riu shqiptar bën shpikjen mbresëlënëse në panairin e inovatorëve në Gjermani

Në një panair të ngritur së fundmi në Gjermani ku 50 njerëz përfaqësojnë idetë e tyre të biznesit, një shqiptar ka tërhequr vëmendjen me idenë e tij.

 

 

Panairi i cili po mbahet për herë të katërt nga Universiteti Teknik (TU) Darmstadt ka pasur deri tani rreth një mijë vizitorë, ndër të cilët kishte investitorë, konsulentë dhe klientë potencial.

 

 

Një i ri shqiptar së bashku me kolegët e tij nga departamenti i Elektronikës në Universitet kanë shpikur një pajisje që mund të përdoret për të kryer terapi tek pacientët që kanë pësuar goditje në tru.

 

 

Taulant Koka është pjesë e një projekti të quajtur Soft Exosuit që mund të ndihmojë me vetëm një lëvizje të gishtit në dorezë. ideja ka ardhur pasi të rinjtë kishin dëgjuar se çdo vit në Gjermani rreth 270 mijë njerëz pësojnë një goditje në tru, çka shpesh sjell paraliza të njëanshme.

 

 

Të rinjtë shpresojnë se do ia dalin që pajisja e tyre të pëlqehet përmes këtij panairi.

 

 

Panairi i parë i këtij lloji filloi në 2015 ku çdo vit shpikës të ndryshëm , paraqesin veten me të gjitha llojet e infomaterialeve, disa kanë bashkuar edhe prezantime multimediale. Në këtë eveniment,

 

 

për herë të parë ka marr pajesë edhe “Motorspindel-Manufaktur Carbon-Drive GmbH”, me produktet e fibrave të zinj të karbonit që sollën. Ekipi zhvillon pajisje ftohëse bazuar në teknologjinë magnetike.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...