NDALOHEN I TELEFONAT CELULARË NË SHKOLLAT E SHKODRËS

Në datën 17 shtator u vu në zbatim ligji i cili u ndalonte përdorimin e telefonave celularë në shkollë si nga nxënësit por njëkohësisht edhe nga vetë mësuesit. Urdhri i firmosur nga vetë ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ndalon rreptësisht përdorimin e celularëve gjatë procesit mësimor ku në vendim qartësohet ndalimi gjatë procesit mësimor, gjatë orëve të mësimit por jo në pushime dhe aktivitete të tjera.

 

Në lidhje me këtë në drejtorinë Rajonale të Arsimit në Shkodër të pyetur rreth këtij urdhri dhe zbatimit të saj ka qënë  Morena Tirana në pozicionin e përgjegjëses së programeve të zhvillimit në këtë institucion e cila bën me dije se në lidhje me urdhërin e ndalimit të telefonave celularë në shkollat e qytetit por edhe të fshatrave për rreth Shkodrës kanë gjetur një dakordësi mes mësuesve, prindërve dhe vetë nxënësve.

 

Në prononcimin e saj përgjegjësja e programeve të zhvillimit bën me dije së rastet ku ky urdhër nuk ka është zbatuar kanë qënë shumë të pakta në numër.

 

Ndërkohë Morena Tirana bën me dije se në pjesën më të madhe të shkollave të cilat janë të pajisura me kamera janë edhe vetë mësuesit kujdestër ata të cilët monitorojnë nxënësit.

 

Sipas ligjit të miratuar, ndalimi i përdorimit të telefonave bëhet në arsimin parashkollor, fillor dhe në shkollat e mesme në të cilat në qytetin e Shkodrës ka gjetur zbatim të menjëhershëm sapo ka hyrë në fuqi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...