ARBEN DELAJ MERR TITULLIN “QYTETAR NDERI” PAS VDEKJES

Një vit pas vdekjes bilbili i Malësisë së Madhe por jo vetëm Arben Delaj ka marrë titullin “Qytetar Nderi” i akorduar nga Këshilli Bashkiak në Malësinë e Madhe me motivacionin për kontributin e tij në fushën e kulturës dhe artit.

 

 

Titulli “Qytetar Nderi” i Malësisë së Madha iu dorëzua djalit të Arbenit nga drejtorja e qendrës kulturore të fëmijëve atje Lindita Shabaj. Kryebashkiaku në Malësinë e Madhe Tonin Marinaj vlerësoi kontributin e këngëtarit Arben Delaj.

 

 

Publicisti Kadri Ujkaj dhe specialisti i kulturës Pretash Gjeka tregojnë se Arben Delaj mbetet një person me vlera të mëdha artistike. Arben Delaj artin e tij përveçse tek fëmijët e shumtë të Malësisë së Madhe e trashëgoi edhe tek dy djemtë e tij. Djali i madh i Arbenit, Armel Delaj falenderon të gjithë ata që nderuan figurën e babait të tij.

 

 

Arben Delaj pasi kreu studimet e larta shumë shpejt u kthye në zërin e dashur për Malësinë e Madhe, Shkodrën dhe shumë qytete të tjera. Ka një karrier të pasur muzikore me shumë këngë ndërsa është edhe fitues i shumë çmimeve të ndryshme në festivale të zhvilluara.

 

 

Delaj mbante detyrën e përgjegjësit të artit në qendrën kulturore të fëmijëve duke përgatitur disa breza artistësh të rinj. U nda nga jeta në moshën 48 vjeçare një vit më parë duke lënë pas një fond të madh artistik e kulturor.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...