Tërmet i fuqishëm në Mal të Zi, lëkundet edhe veriu i Shqipërisë, panik te qytetarët

Banorët kanë dalë me shpejtësi nga banesat pas lëkundjeve, ndërsa nga të dhënat e para nuk raportohet për të lënduar dhe as për dëme materiale.

Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë dhe epiqendër në Malin e Zi është ndjerë edhe në veriun e Shqipërisë duke shkaktuar panik dhe frikë te qytetarët. Lëkundjet janë ndierë në Shkodër, Malësi të Madhe, Pukë dhe deri në Lezhë.

Banorët kanë dalë me shpejtësi nga banesat pas lëkundjeve, ndërsa nga të dhënat e para nuk raportohet për të lënduar dhe as për dëme materiale.

Në muajt e fundit Shqipëria është lëkundur disa herë nga tërmetet nga veriu në jug. Në muajt e verës u regjistruan disa tërmete në Gjirin e Lalzit dhe në Mat ku u dëmtuan shumë banesa.

d.ba.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...