Gjatë viteve të fundit fenomeni i gjakmarrjes është keqpërdorur nga shtetas të ndryshëm shqiptarë për të përfituar azil në vendet e Bashkimit Europian, saqë kjo cështje u kthye në këmbanë alarmi nga titullarët huaj të azilit dhe migracionit.

Ndërkohë edhe sot që flasim shoqatat e gjakmarrjes pranojnë se lëshojnë vërtetime hasmërie por vetëm për familjet që kanë realisht probleme nga ky fenomen.

Pasi evidentohen familjet që kanë realisht probleme me gjakmarrjen si në policinë e shtetit, në prokurori apo në gjykatë atëherë vepron shoqata e pajtimit duke i siguaruar këtë dokument.

Në Shkodër, për të kërkuar azil në vendet e BE, po përdoret truku i gjakmarrjes. Por misionarët e paqes sigurojnë se vërtetimet i përfitojnë vetëm ato familje që janë në gjak.

Përderisa nuk zbatohen ligjet e kanunit , ku i faluri nuk mund të vritet pabesisht, shteti duhet të forcojë ligjet në mënyrë që ky fenomen të zhduket thotë Shullani.

Qarku i Shkodrës është ndër më të prekurit nga fenomeni kanunor i gjakmarrjes, që ndër vite ka shënuar edhe viktima të pafajshme