E kush nuk e njeh Mjekun e shkelqyer sportiv por edhe njeriun e mrekullueshem ..shkodranin tipik qytetar e te civilizuar Zyhdi Coben..

Te gjithe ata qe jane marre me sportin e futbollin ne vecanti te flasin me superlativa per kete njeri duar-arte e te pa pertueshem, profesionist model e mbi te gjitha nje shok e mik i mire e i rralle..

Dhe puna e fama pozitive e Doktor Zydise sic i therrasin me aq respekt e konsiderate shkodranet e tij te dashur ..ka vite e vite qe eshte ngjizur pa zgjidhshmerisht me qindra e qindra ngjarje futbollistike gjurmelenese jo vetem te Vllaznise..skuadres se tij besnike e te zemres ..por edhe te Ekipeve tona Kombetare..

Zyhdi-ja …e nisi dashurine e tij me Sportin qe ne rinine e tij te hereshme..teksa ne mes vitet 60 e deri ne mesvitet 70 do te ishte nje nder basketbollistet titullare te Vllaznise se Shkodres ku printe aso kohe i famshmi Renato Radoja..

Por krahas sportit Zyhdiu vazhdoi studimet e larta ne Universitetin e Tiranes ku ju perkushtua Mjeksise ..e ku me pas u koncentrua ne Mjekesine Profesioniste Sportive …

Edhe sot Doktor Zyhdia edhe pse 74 vjecar ..ku gati 45 vite i perkasin profesionit te tij te Mjekut Sportiv …te detyron ta admirosh me perkushtimin e seriozitetin e tij…me korrektesen e profesionalizmin perfekt.. por mbi te gjitha edhe per ate shendet e fizik te lakmueshem aq sa e ke te veshtire t’ja besosh dot moshen e sidomos t’ja besosh vitin e tij te lindjes… ate vit te larget te 1943..

Jo me kot ..ne nje bisede timen me disa miq te mij te hershem sprtiste e trajnere ne vite te ndryshme rastin e Doktor Zyhdise e kam krahasuar me ate te nje vazhduesi besnik te te pa harruarit e te mrekullueshmit tone Ali Kastrati..

Po, po..nuk e teproj hic kur them se Zyhdi Coba i Shkodres e i tere Shqiperise eshte nje tjeter Ali Kastrat i historise se sportit shqiptar..

Kam patur fatin e kenaqesine profesionale te kem qene shume here prane Doktor Zyhdise..ne sa e sa aktivitete sportive e kryesisht futbollistike ,,brenda e jashte vendit..ne Shkoder por edhe ne disa qytete te tjera te Shqiperise ,,dhe kam pare e ndjere nga prane respektin dhe konsideraten qe ka gjithkush per kete njeri sa te thjeshte e punetor aq edhe fjale pak e te perkushtuar si ralle kush ne zanatin e tij..

E kam mik te mire e te hershem Doctorin e mrekullueshem sportiv te Shkodres ..ose thene ndryshe njerin prej Ikonave te gjalla te historise se sportit te ketij qyteti..dhe per kete ndihem vertet mire e me fat..

Prej se largu ..Doc. Zyhdija te uroj e deshiroj tana t’mirat TY personalisht por edhe familjes se respektuar qytetare e patriotike COBA..njeres prej familjeve shume sportive te Shkodres nder dekada..
.
Kjofsh kurdohere ky qe ke ken ..njeri i rinise se perjeteshme..

Respekte e perqafime me mall e konsiderate te vecante per punen tende te jashtezakoneshme ne te mire te sportit shqiptar e atij shkodran ne vecanti…