Kalaja e Rozafës është monumenti më i vizituar kulturor në Shqipërinë e Veriut. Këtë fakt e bën me dije në një deklatarë drejtorja rajonale e kulturës kombëtare në Shkodër Majlinda Laçej.

Numri i vizitorëve të cilët kanë hyrë në kalanë Rozafa gjatë periudhës kohore Janar – Tetor të këtij viti është 97.353 turistë, shifër kjo më e mirë se vitin e kaluar.

Drejtorja Laçej bën me dije se kalaja Rozafa ka zgjuar interes edhe tek turistë të cilët kanë ardhur nga shtete të ndryshme si: Izraeli, Amerika dhe India.

Sipas drejtores Laçej pritet që vitin e ardhshëm drejtoria rajonale e kulturës kombëtare në Shkodër të ndërmarrë projekte për zhvillimin e turizmit edhe në zona të tjera turistike.