BASKET MESHKUJ, TRAJNERI I RI NIS PUNËN

Trajneri i ri i Vllaznisë në basketboll për meshkuj, kroati Neven Plantak ka nisur zyrtarisht punën me skuadrën e tij. Tekniku i ri ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me basketbollistët shkodran në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Të pranishëm në stërvitje ishin edhe tri basketbollistët amerikan Malik Carter, Austin Dasent dhe Michael Hundley.

Në këtë stërvitje të parë drejtori i ri teknik i basketbollit të meshkujve Altin Halili u shpreh se Presidenti i ri Alban Xhaferri mori skuadrën duke parë vështirësitë dhe renditjen në vend të fundit.

Objektivi i momentit i trajnerit të ri, drejtorit dhe presidentit të basketbollistëve kuqebu është që ekipi i Vllaznisë të kapërcejë këtë moment aspak pozitiv duke qenë se rrezikon rënien në Kategorinë B.

Ish-basketbollisti Altin Halili që ka marrë rolin e drejtorit teknik tek Vllaznia shprehet se ka ardhur me një plan afatgjatë tek ekipi kuqeblu për ta rikthyer sërish tek lavdia e para pak viteve kur shkodranët shpalleshin kampion.

Këto ditë pritet që Presidenti, trajneri i ri bashkë me lojtarët e ardhur dhe ata që do të vijnë të bëjnë një prezantim zyrtar ndërsa praktikisht tekniku kroat Plantak ka nisur punën.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...