Shqiptari nga Vjena i dhuron vilën e tij Nexhmije Hoxhës: Të jetojë me gjithë familjen

Gruaja e ish-diktatorit të Shqipërisë Enver Hoxha, Nexhmija do të përfitojë një vilë falas, në qytetin e saj të lindjes në Maqedoni.

Kështu një burrë nga Manastiri (qyteti ku ka lindur Nexhmija) Sali Zuberoski i ka ofruar asaj një vilë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur përmes avokatit të saj Idajet Beqiri duke qenë se nuk ka komunikim të drejtpërdrejtë me bashkëshorten e ish-diktatorit.

Mesazhi është publikuar ditën e sotme në gazetën Dita.

Më poshtë mesazhi i plotë i Sali Zuberoskit:

I nderuari Idajet Beqiri Respekt për ju. Më njihni mirë kur ju kishim udhëheqësin tonë të FBKSH. Nga shkrimi juaj te Dita mësova se Nexhmije Hoxha mund të mbesë pa shtëpi për shkak të makinacioneve dhe hakmarrjes primitive.

Unë Sali Zuberoski, nga Manastiri, por rezident në Ëien të Austrisë prej vitesh, i vë në dispozicion Zonjës Nexhmije Hoxha vilën time në Manastir,

falas, pa qera, me qëllim që të jetoj aty me gjithë familjen e saj, duke u bërë pronare e kësaj vile. Me respekt për ju atdhetar i spikatur.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...