Të mësosh ABC-në në moshën 40 vjeç, historia frymëzuese e Fatbardhës nga Shkodra

Ajo është 40 vjeç, nënë e katër fëmijëve, dhe shkon në klasën e 7-të shkollës 9-vjeçare “Dëshmorët e Prishtinës” në Shkodër. Tingëllon e çuditshme teksa e dëgjon, por historia e Fatbardha Seferit dhe i shumë

pjesëtarëve të tjerë të komunitetit rom dhe egjiptian është frymëzuese dhe për t’u përgëzuar.

Falë programit të edukimit me kohë të pjesshme, të financuar nga BE (dhe zbatuar nga PNUD dhe organizata “Qendra për të Drejtat e Grave të Romëve), janë 160 pjesëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian të cilët kanë vendosur të shkollohen edhe pse në një moshë të rritur.

Thuajse në të njëjtat nivele klasash me fëmijët e tyre, ata e konsiderojnë një mundësi të artë faktin që po mund të mësojnë ‘shkrim e këndim’ në moshën kur janë bërë prindër.

“Në fillim e kisha pak të vështirë të rinisja shkollën e lënë përgjysmë shumë vite më parë. Më dukej e çuditshme që të mësoja të njëjtat gjëra si fëmijët e mi. Por tani jam ambientuar, madje janë fëmijët ata që më ndihmojnë me mësimet dhe detyrat e shtëpisë.

Ndihem mirë, dhe shpresoj që ta mbyll mirë shkollën dhe të marr një dëftesë në fund. Shpresoj që shkolla që po bëj të më vlejë për të gjetur një punë”, thotë Fatbardha ndërsa bisedon me ne.

Ndryshe nga Fatbardha, bashkëshorti i saj nuk ka pranuar ti vazhdojë studimet. “Është 50 vjeç. I vjen turp, por mua nuk më ka ndaluar. Jam munduar ta bind që të vij dhe ai, pasi këtu ka nga të gjitha moshat, por nuk ka dashur.

Ai punon gjithë ditën për të mbajtur familjen, pasi kemi dhe një fëmijë invalid“, tregon më tej Fatbardha.

Në shkollën “Dëshmorët e Prishtinës”, në Shkodër zhvillohet arsim me kohë të pjesshme për moshat e rritura. Janë rreth 160 pjesëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian të cilët nuk kanë mundur të shkojnë në shkollë më herët dhe kohën e humbur po e rikuperojnë tani. Paradite janë në

punë apo me angazhime të ndryshme familjare ndërsa pasdite vijnë 4 orë në shkollë për të mësuar në arsimin 9-vjeçar. Të gjithë janë mbi 16 vjeç por me dëshirën e madhe për të mësuar dhe për tu integruar në shoqëri.

Ndoshta diploma që do të marrin do t’ju shërbejë për ndonjë vend pune, por edhe nëse nuk ndodh kështu, të paktën ndihen mirë me veten e tyre, pasi dinë të shkruajnë e të lexojnë, e nuk janë pa dije.

Për vitin akademik 2018-2019, në Shkodër, 28 të rritur (16 egjiptianë, 5 romë) po ndjekin programin në shkollën “Dëshmorët e Prishtinës”. Ndërkohë 83 të rinj romë dhe egjiptianë në

Durres, Berat e Shkodër janë regjistruar gjatë vitit 2016-2018 dhe ndjekin rregullisht klasat përmes këtij modeli arsimor.

Në ndihmë të këtyrë familjeve në Shkodër tashmë shërben edhe Qendra e re Komunitare

Multifunksionale “Për familjen”, e cila do t’i ofrojë shërbime rreth një mijë familjeve, përfshirë edhe minoritetin rom dhe egjiptian.

Qendra Komunitare Multifunksionale u identifikua si prioritet nga anëtarët e minoritetit dhe synon të mbështesë grupet në nevojë që jetojnë në Shkodër, për të pasur akses në një gamë të gjerë të shërbimeve sociale të integruara me bazë në komunitet si: këshillim psikologjik, ndihmë mjekësore,

këshillim ligjor, ndërmjetësim punësimi. Shërbimet do të ofrohen nga një personel i përkushtuar i mbështetur nga Bashkia Shkodër.

Falë modelit të ri të shërbimeve të integruara me bazë në komunitet i pilotuar në Shkodër, Tiranë, Durrës dhe Berat, rreth 650 qytetarë të Shkodrës kanë përfituar shërbime të tilla si regjistrim civil, kujdes shëndetësor,

klasa pas-shkollore të ofruara për fëmijët e komuniteteve vulnerabël, kurse profesionale dhe ndërmjetësim për punësim.

Rreth 500 romë dhe 1100 egjiptianë që jetojnë në Bashkinë e Shkodrës përballen me një sërë sfidash lidhur me strehimin, aksesin në shërbime sociale dhe arsimin. Përmes projektit “Fuqizim Ekonomik dhe Social për Romët dhe Egjiptianët – shtysë për përfshirjen sociale” (FESRE) i financuar nga Bashkimi

Evropian dhe zbatuar nga PNUD në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, po ofrohet një model i ri për menaxhimin e rasteve dhe adresimin e

sfidave të shumta me të cilat përballen minoritetet Rome dhe Egjiptiane me qëllim integrimin e tyre të mëtejshëm në shoqëri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...