Kryeministri Edi Rama e ka komentuar sërish shfaqjen që dhuruan ekstremistët grekë.

Kësaj radhe duke iu përgjigjur kritikave të komentuesve në rrjetet sociale për reagim të dobët të shtetit shqiptar përballë ngjarjes.

Në rubrikën “Përgjigjia ime”, Rama shprehet: “Këta sedërlinj të mëdhenj në mendje dhe në gojë nuk dallojnë në këtë rast nga sivëllezërit dhe simotrat e atyre dordolecëve të pezmatuar hakërrues që e kthyen një ceremoni mortore në një shfaqje urrejtje”.

Rama theksoi se “shumë prej tyre nuk do të vijnë më në Shqipëri, ndërsa të tjerë do të mendohen mirë para se të vijnë”.