Nga Loreta Berhami

Koment mbi romanin “Gurët e Vetmisë”

Vetëm tani gjeta kohën të ulem e të shkruaj pesë rreshta për atë që ndiej për këtë roman dhe për arsyet pse e sugjeroj për lexuesit.

Nuk do përpiqem ta përshkruaj, pasi druaj se më të shumta se gjërat që do të them, do të jenë gjërat që do lë pa thënë. Kështu që po them vetëm këtë:

uluni të lexoni një përrallë si ato të gjysheve, një përrallë ku ka hare dhe lot, por ku nuk ka të mirë e të ligj… gjithçka që ndodh, sado magjepsëse apo e dhimbshme, ndodh dhe aq.

Kjo vepër na sugjeron, ne shqiptarëve, popull me një sens të madh teatral, se mund të përjetojmë edhe pa paramendime, me thjeshtësi e urtësi.

Ajo hedh një dritë të re mbi heronjtë e shumtë të vetëshpallur të kombit tonë.