Lajmi për rritjen me 3% të pensioneve ka shkaktuar sërish pakënaqësi tek qytetarët e moshës së tretë te qytetit të Shkodrës.

 

 

300 lek të reja më shumë në muaj nuk bën ndonjë ndryshim për këtë grupmoshë, e cila në 80% të rasteve jeton me të ardhurat e pensionit të pleqërisë. Sipas tyre, kjo rritje prej 3% është qesharake dhe qeveria duhet të kujdesët më shumë për ta dhe nevojat e tyre.

 

 

Ndër të tjera, një problem me rëndësi për ta është edhe vështirësia për të siguruar ilaqet. Problemet shëndetësorë të këtyre të moshuarve bëjnë që një pjesë e pensionit modest të shkojë vetëm për ilaqe, të cilat janë jo pak të kushtueshme.

 

 

Pavarësisht se niveli i shpenzimeve për skemën e sigurimeve shoqërore për vitin 2019 parashikohet të jetë 130.63 miliardë lek, përsëri në qendër të vëmendjes nuk do të jenë pensionistët, po punonjësit e administrates,

 

 

mësuesit dhe mjekët. Një fakt ky, që vazhdimisht krijon pakënaqësi tek qytetarët e moshës së tretë.