Presidenti Ilir Meta ka falënderuar nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, video-blogeren e famshme Alyne, për promovimin e Shqipërisë.

Kjo e fundit, bashkë me blogerin Nas, kanë realizuar një set videosh që përshkruajnë me nota tejet pozitive Shqipërinë, natyrën e shumëllojshme të saj, bujarinë e shqiptarëve dhe të tjerë elementë.

Edhe vetë presidenti i vendit, Ilir Meta është bërë pjesë e njërës prej videove të blogeres, që shikohet si një reklamë mjaft e mirë për turizmin në vend.

“Falënderim të veçantë për video-blogeren e famshme

Alyne për promovimin e shkëlqyer të bukurive përrallore të Shqipërisë, diamantin e

Europës, siç edhe ajo e quan”, shkroi Meta në Facebook.