Ditën e dytë që shkova nuse më thanë: Shko mili lopët!

“Në qoftë se ekziston femër në botë të ketë vuajtur shpirtërisht si unë, atëherë ajo do të ketë përfunduar në humnerë të pafund”, tha Shpresa, 34 vjeçe, nga Rahoveci.

 

Ishte hera e parë që në vitin e fundit të shkollës së mesme po më rroknin do farë dridhjesh të çuditshme, e që nuk më kishin goditur asnjëherë tjetër. I thosha vetes se isha ende tepër e re, për të mos thënë fare e pamësuar dhe tej mase e frikësuar të nisja dashuriçkat e moshës që i takoja, edhe pse shoqet e mia nuk e qanin kokën për gjëra të tilla.

 

Dhe, që në këtë kohë fillova të dal pak nga ajo “udha e Zotit” dhe këtë devijim timin lozonjar e vërejtën menjëherë vëllezërit e mi, të cilët më ndaluan të dilja nga shtëpia pa i pyetur paraprakisht se kah do ta thyeja qafën.

 

Për këtë arsye edhe humba besimin e tyre për të vazhduar shkollimin më tutje, pra studimet në Prishtinë, e që ishte një goditje e rëndë për mua dhe e para në jetën time.

 

Shoqet e mia dashuroheshin, e unë?

 

Dhe, deri në moshën 21 vjeçe jeta ime ishte e njëjtë: e zymtë dhe krejtësisht monotone, edhe pse kohëve të fundit kisha dal nga pak nga shtëpia, por nuk kisha njohur askënd. E, në anën tjetër, të gjitha shoqet e mia kishin gjetur të dashurit e tyre, madje ishin dashuruar edhe nga dy a tri herë, e unë as që merrja vesh gjë nga dashuria.

Nëna shpesh ma përmendte martesën, por nuk e dinte se ku do më jepnin vëllezërit. Pas një kohe, njëra nga motrat e martuara më propozoi fejesë me një djalë që bashkëshorti i saj e kishte të afërm. Por, dola me të dhe nuk më pëlqeu.

 

Po atë verë, për çudi, pa menduar gjatë, u fejova me një shok të vëllait tim të dytë, i cili ishte djalë me fakultet të kryer dhe pasuri të madhe në një fshat të komunës së Malishevës, të cilit nuk dua t’ia përmend emrin, sepse tash më neverit.

 

Për çudi, më pëlqeu që në takimin e parë. I tregova se nuk kam pasur lidhje me askënd, kështu që ai të flinte rehat. Dasma u bë një të diel me shi, erë dhe bubullimë. Dhe, pika e vlimit tim ndodhi ditën tjetër kur më thanë të shkoja në ahur dhe t’i milja lopët. Kundërshtova para të gjithëve dhe në atë moment burri im më ra shuplakë. Më pas grushtimet e tij pasuan edhe në dhomën e fjetjes. Dhe, që nga ajo ditë, edhe pse bëra jetë me të një vit, mezi prisja të gjeja rastin që t’i jepnim fund martesës dhe të mos rrija asnjë ditë në atë shtëpi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...