Në skenen e teatrit “Migjeni” të Shkodrës mbremjen e se premtes është dhenë shfaqja ” Copë copë”nje produksion i Qendres për Art dhe Komunitet – Artpolis NGA Prishtina,

 

 

ndërsa është përkrahur nga CFD. Një shfaqje ku rrëfime dhe ngjarje të vërteta trajtohen brenda saj, nga gra te cilat jane viktima te dhunes.

 

 

Kjo shfaqje erdhi me dramaturgji të Blerta Zeqirit dhe në regji të Zana Krasniqit ndërsa luajnë aktoret Melihate Qena, Anisa Ismajli, Donikë Ahmeti, Qendresa Kajtazi, Albina Kelmendi dhe Bashkime Sulejmani.

 

 

“Copë-copë” trajton fatin biologjik të gruas dhe jetën e vështirë të saj në mentalitetin patriarkal. Artistet dhe mbijuetuejsa e dhunës sëbashku u mblodhën për të ndarë me publikun copëza përjetimesh nga jeta e tyre