Vllaznia me një rekord të pabesueshëm: 2038 minuta pa pësuar gol!

Futbolli shkodran vazhdon të na surprizojë. Kuptohet jo me ekipin e meshkujve por edhe me atë të femrave. Një ekip që ka plot 5 vite që nuk humb por jo vetëm kaq.

Vllaznia e femrave na dhuron një tjetër rekord të pabesueshëm: Ajo nuk pëson gol prej plot 23 ndeshjesh.

22 prej tyre janë të plota në të cilat nuk është pësuar. Shtoju atyre edhe 58 minutat e ndeshjes tjetër në të cilat është pësuar i vetmi gol dhe në total bëhen plot 2038 minuta!

Një shifër kjo e pabesueshme megjithatë ky është realiteti. Portierja e Vllaznisë Ardiola Raxhimi kësisoj ka hyrë në histori. Bashkë me gjithë skuadrën sepse është merita e të gjitha vajzave që skuadra nuk pëson gol prej 13 muajsh.

Goli i fundit që ajo ka pësuar ka qenë në ndeshjen e 7 tetorit të vitit të kaluar kur futbollistja Cyme Lulaj do të shënonte golin e vetëm për Kinostudion në humbjen e saj 1-6 ndaj Vllaznisë.

Prej asaj ndeshje, s’ka më gol. Dhe me siguri nuk dihet se kur do të ketë. Ky rekord, ka për të shkuar edhe më tej sepse Vllaznia e femrave është skuadra fenomenale e futbollit shqiptar të femrave.

Ja ndeshjet e Vllaznisë pa gol:

Kampionati 2017-2018
Java 2 Vllaznia- Kinostudio 6-1
Java 3 Tirana AS- Vllaznia 0-4
Java 4 Vllaznia pushim
Java 5 Vllaznia- Apolonia 5-0
Java 6 AAS- Vllaznia 0-3
Java 7 Vllaznia- Bilisht Sport 7-0

Java 8 Skënderbeu- Vllaznia 0-6
Java 9 Vllaznia- Dajti 6-0
Java 10 Juban Danja-Vllaznia 0-6
Java 11 Vllaznia- Pogradeci 9-0
Java 12 Vllaznia- Teuta

7-0
Java 13 Kinostudio- Vllaznia 0-5
Java 14 Vllaznia- Tirana AS 6-0
Java 15 Vllaznia pushim
Java 16 Apolonia- Vllaznia 0-1
Java 17 Vllaznia- AAS 10-0
Java 18 Bilisht Sport-Vllaznia 0-11
Java 19 Vllaznia- Skënderbeu 8-0
Java 20 Dajti- Vllaznia 0-11

Java 21 Vllaznia- Juban Danja 7-0
Java 22 Pogradeci- Vllaznia 0-5

Kampionati 2018-2019
Java 1 Maliqi- Vllaznia 0-8
Java 2 Vllaznia- AAS 7-0

Java 3 Teuta- Vllaznia 0-5
Java 4 Vllaznia- Juban Danja 7-0
© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...