Sandër Lleshi është emëruar prej pak ditësh në krye të ministrisë së Brendshme dhe menjëherë ra në sy për urdhrat disi të “çuditshëm” dhe të pazakontë deri më tani, për funksionimin e brendshëm të ministrisë.

Pasi kërkoi që të gjithë punonjësit të mos frekuentonin ambientet publike, kafet e restorantet apo qendrat tregtare në orarin e punës, pa lejen e eprorit, një tjetër urdhër i çuditshëm i ministrit është zbuluar ditët e fundit.

Teksa kërkon raportim çdo ditë në orën 8:20 (kërkesë tepër normale) si dhe kontrollin estetik të punonjësve të policisë, përfshirë edhe pastërtinë e uniformës së tyre, ajo që bie në sy në një shkresë të publikuar, është pika 8.

Në të thuhet që punonjësit e policisë mbi peshë (barkëderra), të shmangen nga shërbimi në ambientet e dukshme.

Nuk dihet nëse kjo është një prej kërkesave reale të shkruara dhe miratuara nga Lleshaj dhe vartësit e tij, apo thjeshtë një shaka pa kripë e ndonjërit prej punonjësve.

Gjithsesi, duhet marrë parasysh për sa kohë kërkohet “fasada” e rregullt