Shkollat profesionale po vazhdojnë të tërheqin përherë e më shumë të rinj. Në shkollën profesionale kombëtare “Ndre Mjeda” në Bushat po zbatohet një praktikë me standarte për tu dhënë profesione një numri të madh të rinjsh për t’i përshtatur ata me kërkesat e tregut të punës.

 

 

Ajo që bie në sy është se ky vit ka tërhequr një numër të konsiderueshëm vajzash të cilat janë të prirura në profesionet si teknologe ushqimore dhe veterinari.

 

 

Titullari i këtij institucioni Ruzhdi Kapedani tregon se këtë vit ka patur një prurje të madhe si vajza ashtu dhe djem nga qarqet e veriut të vendit

 

 

Pjesa më e madhe e vajzave që kanë kryer këtë shkollë kanë ndjekur studimet e larta në Universitetin Bujqësor në Tiranë dhe një pjesë e mirë e tyre kanë përfunduar me rezultate të shkëlqyera

 

 

Hapja e degës teknologji ushqimore tre vite më parë ka qënë rezultative për këtë shkollë për faktin se një pjesë e mirë e nxënësve e preferojnë më tepër pa lënë jashtë veterinarinë.

 

 

Së fundmi kërkesat e tregut po bëjnë që edhe sjellja e të rinjve të ndryshojë. Me shkollat profesionale ata marrin shpejt një profilizim dhe bëhen më të aftë për të siguruar një vend pune në këto kohë të vështira me konkurrencë të madhe.