Nje dite pas inaugurimit te urgjences se Spitalit Rajonal te Shkodres ku prezente ishte edhe ministrja e shendetesise Ogerta Manastirliu vjen nje tjeter lajm i rendesishem.

Ka qene vete ministrja e shendetesise Manastirliu qe ka bere te ditur edhe per pjestarin me te ri te stafit ne spitalin e Shkodres me ane te nje postimi ne faqen e saj zyrtare ne FaceBook ku ajo ben me dije:

Punë të mbarë Saimir! Punonjësit më të ri të spitalit rajonal të Shkodrës 👉 Integrimi nëpërmjet punësimit të personave me aftësi ndryshe është jo vetëm një detyrim ligjor, por është një angazhim real për të nxitur gjithëpërfshirjen dhe rrëzuar çdo barrierë për ata që kanë më shumë nevojë #SukseseSaimir #eGjithëVëmendjaTekJu.