Emisioni “Opinion” i gazetarit Blendi Fevizu është mbyllur me një debat të ashpër me ish ministrin e Brendshëm, Flamur Noka.

Ky i fundit e ka akuzuar Fevziun se i bën freks qeverisë dhe se i kishte prerë fjalën opozitës.

Por, gjatë replikave, Blendi Fevizu i është përgjigjur me ton të ashpër Flamur Nokës, duke e sfiduar që ti tregontë një rast kur ai kishte mbështetur qeverinë.

Madje debati ka shkuar më tej teksa, Fevziu ka thënë se deputetët e opozitës kanë sulmuar publikisht Fatmir Xhafën, ndërkohë që i dërgojnë mesazhe private.