SHKODËR, DOKUMENTAR PËR 60 VJETORIN E ESTRADËS

Para 60 vitesh teatri i estradës profesioniste të Shkodrës do të niste një rrugëtim i cili u mbush me suksese të pafundme për të na sjellë për shumë vite me radhë një pjeladë të mrekullueshme aktorësh të humorit e regjisorësh të cilët shënjuan në historinë e kulturës dhe artit shqiptar. Në këtë 60 vjetor regjisori shkodran Arjan Çuliqi solli një dokumentar.

Regjisori i parë i estradës ishte Paulin Sekuj ndërsa estrada u pasurua shumë shpejt me emra të cilët u bënë të dashur për publikun. Por si lindi idea për të krijuar estradën. Imitues si Gjosho Vasia bënë që speaktori të dashurohet me to. Shumë prej aktorëve shkruanin edhe materiale apo vargje të mrekullueshme. Një prej tyre ishte Bik Pepa.

Teatri i estradës nuk do kishte kuptim pa autor materialesh, emra të shquar si Kolec Pepa apo Paulin Selimi. I ndjeri Mërgim Muja po ashtu la një shenjë me humorin e tij. Për shumë aktorë si Mjeshtri i Madh Besnik Çinari i cili tashmë është në gjendje më të mirë shëndetësore pas atakut në zemër, përzgjedhja për tek estrada ishite një shans i madh.

Katerina Biga, në pamundësi për të qenë e pranishme në 60 vjetorin e estradës përshëndeti nga larg Dokumentari për 60 vjetorin e teatrit të estradës së Shkodrës i quajtur “Humoriada Shkodrane” solli edhe shumë momente e personazhe të tjera të rëndësishme për historinë e artit dhe kulturës shqiptare. Këta emra të mëdhenj lartësuan emrin e qytetit të tyre ndërsa u bënë pikë referimi për humorin në gjithë Shqipërinë.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...