Na ishte dikur…transporti publik në Shqipëri

Të gjithëve nga pak na ka rënë rasti që të mund të shohin ose të prekim makina që prindërit ose gjyshërit tani i kanë përdorur vite më parë.

Kemi dëgjuar jo pak histori në të cilat tregohet se çfarë hiqnin ata për të gjetur automjete për të lëvizur nga njëri qytet në tjetrin dhe sigurisht që nuk diskutohej për makina personale përveç atyre që ishin kuadër, ose që kishin një pozicion të caktuar.

Automjetet e para në Shqipëri kanë ardhur pas vitit 1925 ku Presidenti I Republikës (që më pas do të ishte dhe Mbreti I Shqipërisë) Ahmet Zogu, ndërmori disa reforma për sa i përket automobilave.

Makina e asaj kohe deri në ardhjen e komunizmit ishte “Fiat” dhe gjithë nënllojet e saj, si psh. Fiat 603, Fiat 15, Autobuzi MAN, Fiat 1100 etj. Targat shqiptare të para ishin në formë drejtkëndëshe, të bardha me shkronja të zeza në një rresht,

me një shkronjë që tregonte Prefekturën e shoqëruar nga një numër progresiv. Traga në pjesën përpara makinës ishte me madhësi më të vogël e tipit ”Italian” dhe kishte shkronjat ndërkombëtare të përfaqësimit, pra shkronjat AL.

Targat diplomatike fillonin me shkronjat fillestare CD, ato ushtarake me shkronjat SU( Shërbimi Ushtarak) dhe targat qeveritare me shkronjën Z(Zyrtare). Në vitin 1929 qarkullonin vetëm 375 makina në shtetin tonë.

Pas vitit 1939 situata në Shqipëri ndryshoi për shkak të italianizmit të vendit, gjë që solli dhe ndryshimin e targave dhe adoptimin e një formati ndryshe të shkrimit, psh. Tirana, kryeqyteti shkruhej si Roma dhe jo më me një shkronjë, pra Tiranë.

Në vitin 1943 kur italianët ikën nga skena shqiptare dhe me fillimin e një diktature shumë të fortë, ashtu si edhe në vendet e tjera komuniste ishte plotësisht e ndaluar për qytetarët që qytetarët të blinin makina edhe pse ishte e ndaluar që ata të mbanin ato ekzistuese.

Pra pronarët tashmë e 6000 automjeteve që ishin deri në vitet 1950 nuk ishin më fisnikët shqiptarë, por vet shteti. Në këtë kohë edhe targat u kthyen në thelb si ato të para 1939, duke u shtuar vetëm dy yje të kuq.

Kështu filloi edhe regjimi i cili do të zgjaste për plotë 45 vite, ku njerëzit do të fillonin të njiheshin me biçikletat sesa me automjetet. Nëse të binte halli, ose kishe punë nga një qytet në një tjetër, njerëzve u duhet të sfiliteshin duke u ngritur që me të gdhirë për të udhëtuar majë karrocerisë së një ZIS-i, GAZ-i ose Skode.

Në zonat më të urbanizuara gjeje edhe trena apo autobusë, madje në qytete kishte edhe taksi, por ato ishin gjithsesi një luks dhe nuk mbulonin çdo destinacion.

Në shumë zona të thella të vendit transporti ishte një aventurë me vete dhe një okazion në shpresë të mjeteve rastësore që mbulonin ato akse.

Autobusi “Skoda 706 RTO” i prodhimit çek, ka qenë “legjenda” e mjeteve të transportit rrugor të udhëtarëve në Shqipërinë e viteve 1970-’80. Gjendja e tyre shumë e mirë ka arritur të mbajë edhe gjatë viteve 2000 transportin tonë publik brenda qytetit.

Por ishte dikur edhe Uzina Mekanike e Shkodrës, ajo që i riparonte dhe i mirëmbante këta autobusë, duke u mbuluar totalisht gjurmët që u linin vitet dhe dëmtimet e rrugëve problematike shqiptare.

Gjatë këtyre viteve një rol shumë të rëndësishëm ka pasur dhe IFA-t të cilët kanë qenë kamionët më të mirë të ushtrisë shqiptare gjatë viteve 1985-1999, po që sigurisht I gjen edhe sot në zonat e thella e malore të Shqipërisë, për rata që presin pyjet ose mbase bëjnë dhe kontrabandë.

Ky kamion legjendar, i cili vijon të përdoret edhe sot në shumë shtete si një mjet praktik dhe shumë funksional ushtarak, dikur ishte krenaria e transportit ushtarak edhe në Shqipëri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...