Mimika Luca lindi në Gjirokastër më 24 dhjetor të vitit 1937, është aktore e mirënjohur shqiptare. Interpretoi në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, si balerinë, nga 1951 – 1962.

Më 1962 pranohet aktore në Teatrin Popullor, ku ka interpretuar rreth 30 role në 15 vjet, si p.sh: Suzana, Luçia, Tjen Ny “Muri i madh”, Dila “Cuca e maleve”, Sonja, Nica “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Laja “Kur hidheshin themelet”, etj.

Ka interpretuar edhe në 12 filma artistikë. U martua me aktorin e shquar Ndrekë Luca. Shkroi edhe disa drama, të cilat u vunë në Tetarin Popullor, më e njohura “Drita”, etj. Në vitin 1977 kalon pedagoge në ILA, dega dramë.

Filmografia
Viktimat e Tivarit (1996)
Treni niset më shtatë pa pesë – (1988) ….Nëna e Etlevës
Botë e padukshme – (1987)………………Leni, bashkëshortja e Iliazit
Përrallë nga e kaluara – (1987) …..Nëna e Marigosë
Rrethimi i vogël – (1986) ………..Shega
Të shoh në sy (Film TV)(1985) ……Nëna e Gjergjit

Shi në plazh – (1984) …………………Nëna e Alberit
Taulanti kërkon një motër – (1984) …. Edukatorja
Nxënësit e klasës sime (1984) …. Drejtoresha e shkollës
Zambakët e Bardhë – (1983) …. Drita, sekretare partie
Ne shtepinë tonë – (1979)………………Nëna e Anës
Kur hidheshin themelet – (1978) (TV) …. Laja
Kryengritje në pallat – (1972)
Detyrë e posaçme – (1963)