Aktori i njohur shkodran Besnik Çinari ka pësuar atak kardiak ditën e djeshme dhe është shtruar në gjendje të rëndë në spitalin e Tiranës.

Gazetari Dëfrim Methasani, mik i Çinarit e ka vizituar në spital ndërsa bën apel për ndihmë.

Gazetari shkruan:

Përsh miq. Isha mësuar ta shoh në skenë dhe në ekran, ta takoj në kafe, apo evente. Por ndjeva dhimbje sot tek e takova në reaminacionin e pavionit të kardiologjisë.

Ju gjenda me aq sa munda, por humoristi dhe artisti shkodran Besnik Çinari ka nevojë për më shume. Ndaj ju ftoj ta mbështesim, kush mundet dhe sa mundet…Të shkuara mjeshtër”