Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Oxhakut në Tiranë.

 

Nga të dhënat e para, mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor, duke e lënë të plagosur atë. Këmbësori i aksidentuar është rreth të 50-tave.

 

Ai është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor.
Në vendngjarje shkuan forcat e policisë dhe nisën punën për zbardhjen e rrethanave.