Pronësia e tokave në malësi të madhe mbetet një shqetësim serioz. Toka nuk është ndarë sipas ligjit 7501 as sipas tapive të vjetra, por gjithçka është bërë sipas praktikës “të fitojë kush është më I forti”.

 

 

Kjo problematike u denoncua edhe në mbledhjen e këshillit bashkiak të Malësisë së Madhe këtë të martë nga këshilltari I djathtë Gjovalin Veshtaj. Këshilltari Veshtaj tha se regjistrimi i tokave në zonën e Malësisë së Madhe ka mbetur në zvarritje nga institucionet përgjegjëse.

 

 

Më tej këshilltari Veshtaj sjell në vëmendje edhe çështjen e legalizimeve.

 

 

Pronësia e tokës në këtë zonë shpesh herë është bërë burim konflikti edhe nga banorët. Kjo situatë ka krijuar dhe përplasje fizike mes tyre të cilët ende nuk e dinë se sipas cilit ligj duhet ndarë toka.