KARDINALIT TROSHANI I DORËZOHET “VULA E PAQES”

Në një ceremoni të veçantë organizuar me rastin e ditëlindjes së tij të 90-të, çmimi ‘Vula e Paqes’ një çmim që në të kaluarën i është dhënë Papës Gjon Pali II, i është dorëzuar së fundi kardinalit shqiptar, në Itali Ernest Simoni Troshani.

Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe Kryepeshkopi i Firences, ishin të pranishëm gjatë ceremonisë së dorëzimit të çmimit “ Vula e paqes” për kardinalin shqiptar Ernest Simoni Troshani, në Sallonin Cinquecentos, në Palazzo Vecchio.

Ky çmim i është dorëzuar kardinalit Troshani ,i cili prej vitesh ka jetuar në kryeqytetin toskan në një ceremoni të organizuar me rastin e ditëlindjes së 90-të të tij, nga kryebashkiaku i Firenzes, Dario Nardella.

“Është një nder i madh t’i dorëzoj këtë titull Don Ernest Simonit për veprimtarinë e tij, si njeri i besimit, lirisë dhe paqes”, është shprehur Nardella.

Ernest Simone Troshani u emërua kardinal nga Papa Françesku në vitin 2016, ku u prit dhe në dioqezën e Firences nga kardinali Betori.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...