SHKODËR, MASAT E SIGURISË PËR TRAFIKANTËT

Gjykata e shkalles se pare ne Shkoder vendos masen e sigurise arrest me burg me afat 30 ditor per shtetasit G.M, N.U, G.D te akuzuar per dhenie ndihme kalim i paligjshem i kufirit per 11 shtetas sirian nga Greqia ne Malin e Zi.

 

 

Nga ana tjeter gjykata vendosi te liroje me masen e sigurise garanci pasurore shtetasit S.K dhe F.T, i pari me 500 mije leke te reja, i dyti me 300 mije leke te reja.

 

 

Gjate seances shtetasit e dyshuar dhe avokatet mbrojtes mohuan akuzat duke thene se skane patur dijeni per shtetasit sirian se kane patur per qellim kalimin e paligjshem te kufirit.

 

 

Prokuroria kerkoi arrest me burg per 5 shtetasit por gjykata vendosi te liroje dy prej tyre. Ne kerkim mbetet shtetasi P.P i cili dyshohet se eshte kryesori i grupit te arrestuarve per kalim te paligjshem te kufirit te emigranteve.

 

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë tre dite me pare pasi gjatë hetimeve të zhvilluara nga ana e strukturave të Policisë, këto shtetas siguronin pritjen, transportimin dhe ambientet e

 

 

akomodimit si hotele dhe shtëpi banimi për shtetasit e huaj të vendeve të treta, kryesisht sirianë, dhe bënin të mundur trafikimin e tyre nga territori i Republikës së Shqipërisë drejt Malit të Zi me destinacion përfundimtar vendet e BE-së.

 

 

Ky grup i strukturuar kriminal në trafikimin e qenieve njerëzore ushtronte aktivitetin nga shteti i Greqisë në qytetet Korçë- Elbasan- Tiranë- Lezhë- Shkodër- Malësi e Madhe dhe më pas kalimi në Malin e Zi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...