NIS RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS “KACELEJ”

Investimet në infrastrukturë vazhdojnë të jenë prioritare në Bashkinë e Shkodrës. Rruga “Kacelej” në qytetin e Shkodrës, 188 ml linear e gjatë, ka nisur të rikonstruktohet falë investimit 63 milion lekë nga të ardhurat e vetë Bashkisë së Shkodrës.

 

 

Vepra parashikohet të pëfundojë brenda 50 ditëve, duke nisur nga data 31 tetor 2018 e fillimit të punimeve. Projekti, si në të gjitha rrugët e tjera është i plotë dhe përfshin: shtresë binderi dhe asfalti

 

 

658 m2, punime për ndërtim trotuari me pllaka granili 70 m2, punime KUB dhe KUZ, punime elektrike dhe vendosje 5 shtylla ndriçimi, punime në rrjetin e ujësjellësit dhe sinjalistikë rrugore horizontale dhe vertikale.

 

 

Gjatë inspektimit të punimeve në këtë rrugë kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi ka siguruar se edhe në vitet në vijim, investimet në infrastrukturën rrugore do të jenë prioritet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...