Nga Tritan Shehu

Mjekët “specie në zhdukje”, në një sistem shëndetësor drejt kolapsit.

Së fundmi u publikua se numri i tyre arriti në 1 mjek për 1000 banorë, nivele Afrikano Qendrore këto. Kjo rënie nuk është e lidhur thjesht me pagesat, por me “plaget e thella” që ka ky sistem, duke detyruar edhe 78% të ekzistuesve të pregatisin largimin nga vendi:

1-Sistemi yne shëndetësor renditet i fundit në Europë për “kujdesin ndaj pacientit” me një varfëri ekstreme në financim e pak elemente sociale, koncentrim të shërbimeve në pak qendra, numër shtretërish (2,2 per 1000 banorë), specialitetesh (reth 200), disa herë më ulet se mesataret europiane etj.

2-Nuk artikulohet asnjë strategji zhvilluese financuese kontributesh, apo menaxhuese si koncepti “spitali ndërrmarrje”, autonomia institucionale etj.

3-Parësori është një instrument i centralizuar për qëllime politike e abuzive.

4-Farmaceutika ka një listë medikamentesh që rimbursohen disa herë më të vogël se në vendet europiane në numër e vlerë.

5-Siguria medikamentoze është cenuar nga prejardhja në shumicë e tyre jashtë prodhuesve të “origjinës së sigurtë”, jo me prioritet cilësinë por interesat, nga largimi i kompanive serioze, nga mungesa e një kontrolli cilësor etj, duke prekur së pari alternativat e para.

6-Mjekët nuk e gjejnë veten në këtë sistem, që nuk u siguron mjaftueshëm nivelin teknik, kualifikimet, nivelin shkencor, teknologjinë, “arsenalin” farmakologjik, literaturën, të ardhurat ekonomike etj, si dhe as dinjitetin.

Kolapsi, që po “troket në derë” duhet ndaluar, por kjo kërkon ndryshime thelbësore në të gjithë sistemin dhe jo “makiazhe”!