“Rama gënjeu kuksianët, nxori projektin e aeroportit të Gjeorgjisë”

Ish-Kryeministri Sali Berisha, reagon ndaj Kryeministrit Edi Rama duke thënë se gënjeu lidhur me aeroportin e Kukësit, ku prezantoi projektin, për të cilin tha se nis ndërtimi në fillim të vitit që vjen.

Duke e etiketuar Ramën si “kryeshpifës, kryemashtrues fundërrinë, dhe llum njerëzor për aeroportin e Kukësit!”, Berisha thotë se Rama gënjeu.

Ai publikon videon dhe foton që i ka dërguar një qytetar, ku sipas tij provohet se “Kallam Dështaku” iu servir kuksianëve dhe mbarë shqiptarëve foton e projektit të një aeroporti në Gjeorgji si foto të aeroportit të Kukësit.

“Si tha, ‘Mos përgojoni 3D-në”??? Ky e ha turpin me bukë. Ja që rezulton se ajo 3D-ja, projekti aeroportit të Kukësit që paraqiti dje është projekt i një aeroporti në Gjeorgji.

Shihni fotot dhe për më shumë klikoni linkun e videos. 3D-të janë identike. Mirë që është kujdesur të heqë ujin dhe shinat e trenit”, shkruhet në mesazhin e qytetarit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...