Kalbësirës po i largohen të gjithë

ASTRIT PATOZI

Tani që është hapur tenderi për 6 vakancat në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, po rezulton se ka një numër të konsiderueshëm deputetësh, që janë të gatshëm të lënë mandatin në këmbim të “kapjes” së një prej këtyre vendeve.

E bukura qëndron në faktin se ata i përkasin të dy krahëve të politikës, si të qeverisë, ashtu edhe të opozitës. Që do të thotë se ata, që duken kaq të ndryshëm me njëri-tjetrin thuajse në çdo debat apo opinion,

janë shumë të ngjashëm në dëshirën për t’i thënë lamtumirë Kuvendit të Shqipërisë, në rastin e parë që u del përpara.

Mos kujtoni se ka ndodhur ndonjë revolucion në parlament dhe as ka ndryshuar paga dhe benefitet e tjera në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, që i ka shtyrë deputetët të ëndërrojnë largimin.

Është thjesht një shenjë e qartë e degradimit të këtij sistemi politik, të cilin po e braktisin edhe vetë protagonistët. Dhe mos e çoni ndër mend se janë të pazotë ata që duan të ikin, për të mos thënë që janë ndër më të mirët.

Por ta dini që tani se, nëse dëshira e tyre nuk do të plotësohet, kjo nuk ka të bëjë me ndonjë arsye teknike apo proceduriale, por thjesht me refuzimin e liderëve supremë, që e kuptojnë domethënien e kësaj epidemie dhe duan ta evitojnë mesazhin e rëndë.

Që në këtë vend, për shkak të “Rilindjes” dhe “Republikës së Re” janë gati të ikin të gjithë, jo vetëm të varfërit dhe të pambrojturit, por edhe vetë deputetët.

PS. Çdo ngjashmëri me persona konkretë në këtë histori është e rastit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...