E konsideruar si një nga problemet më shqetësuese të banorëve të Bashkisë Vau Dejës, kjo e fundit falë angazhimit dhe partneritetit me donatorë të huaj po bën të mundur ndërtimin nga themelet të Qëndrës së re shëndetësore në territorin e kësaj bashkie.

 

Kryetari i Bashkisë Vau Dejës, Zef Hila së bashku me donatorët italianë, ka parë nga afër ecurinë e punimeve në këtë investim madhorë, ndërkohe që garantuar donatorët për korrektësinë dhe cilësinë e punimeve që po kryhen në këtë objekt.

 

Kjo qëndër shëndetësore përvec shërbimit të urgjencës e cila do të jetë e pajisur më të gjitha aparaturat bashkëkohore, do të shërbejë edhe për pacientë të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme duke marrë shërbimin mjekësore në këtë qëndër pa dashur që të udhëtojnë me kilometra të tërë nga Vau Dejësi në drejtim të Shkodrës, apo në Tiranë.

 

Ky investim pritet të përfundojë brënda pak muajsh, ndërkohe që zgjidh problemin e shërbimit mjekësorë në zonë, një problem gangrenë për banorët e territorit të Bashkisë Vau Dejës