“Ditën që sheh se po plakem…”, Fjalët e zemrës së çdo nëne për vajzën e saj!

Vajza ime e dashur,

Ditën që sheh se po plakem, të lutem që të jesh e duruar, por mbi të gjitha, përpiqu të kuptosh atë që po kaloj.

Nëse, kur flasim, e përsëris të njëjtën gjë një mijë herë, mos më ndërprit të thuash: “E the të njëjtën gjë një minutë më parë”.

Dëgjomë, të lutem…

Mundohu të kujtosh kohën kur ishe e vogël dhe unë do të lexoja të njëjtën histori natë pas nate derisa bije në gjumë.

Kur ta shohësh se sa injorante jam kur është fjala për teknologjitë e reja, më jep kohë për të mësuar dhe mos më shiko me habitje.

Kujto, zemër, unë me durim të kam mësuar se si të bësh shumë gjëra si të ushqehesh siç duhet, si të vishesh, si të lidhje flokët dhe plot të tjera gjëra të jetës së përditshme. Ditën që sheh se unë po plakem, të kërkoj e të lutem të jesh e duruar, por mbi të gjitha, përpiqu të kuptosh atë që po kaloj.

Nëse herë pas here e humbas fillin e gjërave kur bisedojmë, më jep kohë për të kujtuar, dhe nëse nuk mundem, mos ji nervoze, e paduruar, ose arrogante. Vetëm dije me zemrën tënde se gjëja më e rëndësishme për mua është të jem me ty.

Dhe kur këmbët e mia të vjetra dhe të lodhura nuk më lejojnë të lëviz shpejt si më parë, ma shtrij dorën tënde në të njëjtën mënyrë siç ta shtriva unë kur ti ece për herë të parë.

Kur të vijnë këto ditë, mos u trishto; vetëm rri me mua, dhe më mirkupto mua derisa të shkoj në fund të jetës sime me dashuri.

Unë do të ushqej dhe të falënderoj për dhuratën e kohës dhe gëzimin që kemi ndarë.

Me një buzëqeshje të madhe dhe dashurinë e madhe që kam pasur gjithmonë për ty, thjesht dua të them,

Unë të dua fort, bija ime e vogël

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...