Uji i shiut që ka rënë ]mbi disa prej objeketeve të ekspozuara në muzeun “Oso Kuka” në Shkodër

 

 

Ajo që vijon për fat të keq të mbetet një shqetësim në këtë muze, është godina, pikërisht ajo shtëpi karakteristikë ndër të paktat që i kanë mbetur Shkodrës, që me gjithë ndërhyrjet e pjesshme, ka nevojë për një rikonstruksion total.

 

 

Ky muze ndodhet nё njё gjendje tejet tё amortizuar. Muret e godinës aktuale siç shihen përmes pamjeve kanё pёsuar çarje dhe lagёshtira ka depertuar nё brendesi tё mureve, Shkak ёshtё bёrё mos rikonstruksioni prej mёse 2 dekadash.

 

 

 

Drejtori i muzeut Fatmir Juka thotë se ka ardhur koha për nje muze të ri në Shkodër i ngjashëm me Marubin ku të ketë një ambjent edhe më të gjërë për ekspozimin e objekteve në të.

 

 

Në dijeni tashmë është edhe Ministria e Kulturës e cila mesa duket ende nuk ka dhënë shpresa për konkretizimin e projektit në mënyrë që kjo godinë të pësojë një restaurim rrënjësor.

 

 

Muzeu “Oso Kuka” mbart pasuri të një historie mijëvjeçare, të vendosur në pavionet arkeologjike, etnografike si dhe në arkivin e bibliotekës,

 

 

ku gjenden 20 mijë artikuj që mbulojnë pothuajse të gjitha fushat e albanologjisë, por nuk mungon edhe literatura e autorëve shqiptarë e të huaj.

 

 

Megjithatë deri sa ministria e kulturës të kthejë sytë nga muzeu historik i Shkodrës shpresojmë që kjo godinë të mos pësojë dëmtime më të shumta cka do të rrezikonte më pas shembjen e saj.